Horeca LLC është një kompani private e cila filloi si një kompani shërbimi për paisje shtëpiake në fillim të vitit 1980 në Prishtinë.

Gjatë viteve të fundit ne kemi zhvilluar dhe vazhdojmë të zgjerojmë në mënyrë progresive programin tonë të shërbimit, i cili përfshin një spektër të gjerë të aktiviteteve.

Ne kemi mbi 20 vjet përvojë në fushën e HO-RE-CA që merret me servisim dhe mirëmbajtje të kuzhinave profesionale, dhe si pjesë e kësaj ne punojmë me tregun e përgjithshëm dhe si dhe zinxhirin QSR.

Servisimi profesional

Servisimi profesional nga punëtorët tanë të çertifikuar garanton që kuzhinierët të bëjnë punën e tyre pa shqetësime dhe si rezultat cilësia gjithnjë është kulmore.

Servisimi i rregullt i kuzhinës garanton jetëgjatësinë, funksionimin e rregullt dhe cilësinë e lartë të produkteve finale.

Ne kemi trajnuar ekipe teknike që punojnë 24/7 për të mbuluar raste urgjente, dhe raste jo urgjente që përfshijnë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Njihuni me ekipin tonë

Visar Kastrati
CEO / CTO

Florina Kastrati
Drejtoreshë e financave

Vlera Shabani
Logistic/Supply Manager

Horeca LLC është e gatshme të plotësojë nevojat e konsumatorëve për produkte me cilësi të lartë në çdo kohë dhe në çdo rast.

Si rezultat i përpjekjeve tona dhe rezultateve të shkëlqyera, ne kemi arritur të bëhemi partnerë me franshizat ndërkombëtare si: KFC, Domino’s Pizza, BurgerKing dhe të tjerë.

Ne jemi serviser dhe shpërndarës të autorizuar për markat e ndryshme botërore si: Follett, Ayrking, Star Manufacture, Duke Manufacture, HennyPenny, Prince Castle, GP Production, Antunes dhe jo vetëm.