Horeca LLC është një ndërmarrje private e cila filloi veprimtarinë e saj ekonomike në ofrimin e servisimeve të paisjeve shtëpiake në fillim të vitit 1980 në Prishtinë.

Gjatë viteve të fundit ne kemi zgjeruar dhe zhvilluar programin tonë të shërbimeve në mënyrë progresive dhe konkurruese në treg. Shërbimet tona përfshijnë një gamë të gjerë të aktiviteteve. 

Përvoja jone 20 vjeçare në fushën e (HO-RE-CA) servisimit dhe mirëmbajtjen e  kuzhinave profesionale, na ka veçuar tek klientet me renome botërore si partner serioz dhe konstruktiv. Andaj jemi bashkëpunëtorët primar të rrjetit të franchisave me prezencë botërore. 

Servisimi profesional

Servisimi profesional nga punëtorët tanë të çertifikuar garanton që kuzhinierët të bëjnë punën e tyre pa shqetësime dhe si rezultat cilësia gjithnjë është kulmore.

Servisimi i rregullt i kuzhinës garanton jetëgjatësinë, funksionimin e rregullt dhe cilësinë e lartë të produkteve finale.

Ne kemi trajnuar ekipe teknike që punojnë 24/7 për të mbuluar raste urgjente, dhe raste jo urgjente që përfshijnë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Njihuni me ekipin tonë

Visar Kastrati
CEO / CTO

Florina Kastrati
Drejtoreshë e financave

Valon PRESTRESHI
Konsulent

Horeca LLC është e gatshme të plotësojë nevojat e konsumatorëve për produkte me cilësi të lartë në çdo kohë dhe në çdo rast.

Si rezultat i përpjekjeve tona dhe rezultateve të shkëlqyera, ne kemi arritur të bëhemi partnerë me franshizat ndërkombëtare si: KFC, Domino’s Pizza, BurgerKing dhe të tjerë.

Ne jemi serviser dhe shpërndarës të autorizuar për markat e ndryshme botërore si: Follett, Ayrking, Star Manufacture, Duke Manufacture, HennyPenny, Prince Castle, GP Production, Antunes dhe jo vetëm.